Biografi

Prezantimi:

Dr. Spiros A. Lazarou, MD, ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive, për më shumë se 20 vite, në kirurgjinë plastike, kraniomaksilofaciale dhe rikonstruktive. Në pjesën më të madhe të kohës, ka qenë bashkëdrejtues i Departamentit të Kirurgjisë Plastike në Spitalin "Hygeia" dhe Drejtor i Departamentit të Kirurgjisë Kraniomaksilofaciale. Ai është gjithashtu konsulent në Departamentin e Kirurgjisë Plastike dhe Kraniomaksilofaciale në Spitalin "IASO", si dhe Shef i Departamentit pediatrik të Kirurgjisë Plastike Kraniomaksilofaciale.

Trajnimet

Ai u diplomua në universitetin "Johns Hopkins" me vlerësimin "magna cum laude" në vitin 1981 dhe vazhdoi studimet pasuniversitare në Universitetin e Maryland-it, ku dhe u diplomua në vitin 1985. Më pas, u trajnua në fushën e kirurgjisë së përgjithshme në Spitalin "Sinai" dhe në universitetin "Johns Hopkins". Trajnimi u ndoq nga një specializim 3-vjeçar në kirurgji plastike dhe rikonstruktive, pranë një prej "dhjetë programeve më të mira" amerikane në Norfolk, si dhe nga një specializim në kirurgji kraniomaksiolofaciale pranë Departamentit më të mirë amerikan të Kirurgjisë Plastike, në Universitetin e Pitsburg-ut.

Kërkime dhe botime

Ai ka botuar kapituj në tekstet shkollore dhe dokumente kërkimore, si dhe ka prezantuar dhe botuar publikime të ndryshme në fushën e kirurgjisë plastike. Së fundmi, ai prezantoi një zbulim të rëndësishëm mbi trajtimin e palatoskizës.

Fushat me interes të veçantë

Sot, Dr. Lazarou është i fokusuar në kirurgjinë estetike, lëndimet kraniomaksilofaciale, keqformimet e bashkëlindura - si ptoza (rënia e qepallës së sipërme), çarja e lindur e buzës dhe e qiellzës (palatoskiza) dhe kraniosinostoza, në kirurgjinë plastike pediatrike, siç është sindaktilia, nishanet kongjenitale melanocitike, si dhe riparimi i deformimeve komplekse, të tilla si defektet pas mastektomisë.